Rreth nesh

Me një eksperiencë 20 vjeçare Albsteel & Papmetal është grupi më i madh në rajon në prodhimin e profileve tubolare prej llamarine çeliku të prodhuar në të ftohtë, të ngrohtë & të galvanizuar. Qendra e Shërbimit të Metalit Albsteel ofron: gamë të gjerë të produkteve të çelikut sic janë: ele, hekur katror & rrethor, lama, UPN, IPE, HEA etj., cilësi shërbimi dhe produkti sipas kërkesave të Komunitetit Europian dhe gjëndje stoku shumë të lartë në dispozicion të konsumatorit dhe partnerëve.

Kompleksi i prodhimt dhe shitjeve është ndërtuar në një sipërfaqe totale 50.000 m2 nga të cilat 25.000 m2 janë sipërfaqe e mbyllur, e mirë organizuar dhe e pajisur me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore.

Profilet tubolare prodhohen në fabrikën e Papmetal dhe ofrohen ekskluzivisht vetëm nga Qendra e Shërbimit të Metaleve Albsteel.

Formatet e ndryshme të llamarinave të prodhuar në të ngrohtë dhe të ftohtë, galvanizuar dhe inox janë produkt i makinerive prodhim Italian, të pajisura me teknologjitë më të fundit në fushën e sheshimit dhe prerjes në gjatësi & gjerësi.

Me qëllim rritjen e standarteve të trajtimit të konstruksioneve metalike, ofrojmë shërbimin e pastrimit me rërë çeliku dhe lyerje me primer. Makineritë dhe teknologjia e përdorur është tërësisht Gjermane.

Standartet e administrimit, prodhimit dhe kontrollit të cilësise janë në perputhje të plotë dhe të çertifikuara sipas Standarteve të Komunitetit Europian.

Produktet janë çertifikuar dhe prodhohen në përputhje me normat e CE.

Kompanitë janë çertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standarteve të ISO 9001 : 2008, ISO 9001 : 2015, Certifikate Konformiteti CE sipas standartit EN 10219-1 : 2006 dhe Sistemin e Menaxhimit Mjedisor sipas standarteve ISO 14001:2004. Papmetal është vlerësuar me çmimin Bleta e Artë në vitin 2014 si kompania më e mirë vendase në Standarte dhe Cilësi të produkteve dhe shërbimit.